Dinamo luan sonte gjithçka për kualifikimin në “Elbasan Arena” - Gazeta Express
string(60) "dinamo-luan-sonte-gjithcka-per-kualifikimin-ne-elbasan-arena"

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 10:36

Dinamo luan sonte gjithçka për kualifikimin në “Elbasan Arena”

Sport

Gazeta Express

30/07/2026 10:36

Skuadra e Ilir Dajës zbret mbrëmjen e sotme në fushë, me objektivin për të siguruar kalimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Dinamo do të përballet me Aluminij në “Elbasan Arena”, në sfidën që nis në orën 21:00. Takimi i parë mes dy ekipeve, i luajtur në Slloveni, përfundoi në barazim 1-1.

Dinamovitët synojnë të përfitojnë nga mbështetja e fushës së tyre për të arritur fitoren dhe për të vazhduar aventurën europiane, shkruan Albeu.

Pritet një duel i fortë, pasi të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Advertisement
Advertisement
Advertisement