Dikujt ajvari i Krushës e vera e Rahovecit, por cili prodhim i Kosovës i pëlqen ambasadorit amerikan? - Gazeta Express
string(99) "dikujt-ajvari-i-krushes-e-vera-e-rahovecit-por-cili-prodhim-i-kosoves-i-pelqen-ambasadorit-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2021 23:12

Dikujt ajvari i Krushës e vera e Rahovecit, por cili prodhim i Kosovës i pëlqen ambasadorit amerikan?

Lajme

Gazeta Express

03/03/2021 23:12

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, e ka bërë zgjedhjen e tij se çfarë i pëlqen më shumë në Kosovë.e ka bërë zgjedhjen e tij se çfarë i pëlqen më shumë në Kosovë

Në një buletin të quajtur ‘Millennium Foundation Kosovo’, e publikuar nga Ambasada Amerikane, Kosnett është shprehur se ajo çfarë po i pëlqen më së shumti në Kosovë, përgjatë kohës së pandemisë, janë maskat me lule si simbol, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Përgjatë viteve, agjencitë amerikane të zhvillimit kanë mbështetur disa produkte të reja agrikulturore, si manaferrat, shafrani e shpargu. Por, këtë vit, më së shumti krenohem kur shoh maska me flamura ose lule, të vendosura nga qytetarët e Kosovës”, thuhet në shkrimin e ambasadorit amerikan në buletin.

Tutje, ai ka thënë se SHBA mbetet e palëkundur në mbështetjen e investimit dhe rritjes së manaferrave.

Ajvarin e grave të Krushës, në anën tjetër, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, e pati reklamuar në mes të Berlinit.

Ndërkaq, ambasadori japonez në Kosovë, Yoshifumi Okamura në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pinte një gotë vere të prodhuar në Kosovë, më saktësisht në Rahovec. /Gazeta Express/