Dhunohet një femër në Gjilan - Gazeta Express
string(28) "dhunohet-nje-femer-ne-gjilan"

Dhunohet një femër në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 11:11

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person për shkak se dyshohet se ai në një motel në Gjilan ka dhunuar një femër, raporton Gazeta Express.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 08:00, ndërsa viktima tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

“Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/