Denoncimi për dhunë ndaj fëmijës me Sindromen Down, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt - Gazeta Express
string(94) "denoncimi-per-dhune-ndaj-femijes-me-sindromen-down-i-dyshuari-lirohet-ne-procedure-te-rregullt"

Denoncimi për dhunë ndaj fëmijës me Sindromen Down, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Lajme

Gazeta Express

20/07/2023 15:57

“Down Syndrome Kosova” ka informuar për pranimin e një raporti se ndaj një fëmije me këtë sindrom është ushtruar dhunë dhe i njëjti më pas është hedhur në ujë në Velipojë me datën 6 korrik, duke ia rrezikuar jetën.

Kjo organizatë në raportin që ka pranuar njoftoi se dhuna u ushtrua nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Lexo Edhe:

“Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoi se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”, njoftoi organizata.

Pas disa ditësh nga denoncimi i këtij rasti, Policia e Pejës sot konfirmoi se i dyshuari është paraqitur në stacionin policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari i rastit ёshtё paraqitur ne Stacionin Policor nё Pejё, i njejti ёshtё intervistuar nga hetuesit, dhe me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Gazetës Express.

Në njoftimin e saj, organizata tha se dhuna është e papranueshme dhe u bëri thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

“Si DSK, kemi kontaktuar  prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK),  prindi nuk ka pranuar të  denoncoj rastin. Megjithatë  për  DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor  dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit”, thuhet tutje në postimin e organizatës.

Ditën kur DSK denoncoi rastin, Prokuroria Themelore e Pejës tha se është autorizuar menjëherë Policia e Kosovës për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.