Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shkruar për dënimet që Ministria e Tregtisë po i jep KEDS-it për shkak të njehsorëve.
Azemi ka thënë se nuk është dëmtuar Ministria por qytetarët, duke kërkuar që paratë t’i kthehen qytetarëve.
“Ministria po e denon KEDS-in, por paratë nuk po ua kthen qytetarëve. Nuk është dëmtuar ministria, janë dëmtuar qytetarët e Republikës. Kthejauni paret e vjedhura qytetarëve”, ka thënë ai. /Gazeta Express