Realizohen kontrolle në shkolla, konfiskohet një armë zjarri nga një nxënës i shkollës së mesme në Skenderaj - Gazeta Express
string(107) "realizohen-kontrolle-ne-shkolla-konfiskohet-nje-arme-zjarri-nga-nje-nxenes-i-shkolles-se-mesme-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 18:59

Realizohen kontrolle në shkolla, konfiskohet një armë zjarri nga një nxënës i shkollës së mesme në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 18:59

Policia në rajonin e Mitrovicës ka planifikuar dhe ka realizuar kontrolle të kohëpaskohshme nëpër shkolla.

Policia njofton se sot në njërën nga shkollat e mesme të larta në Skenderaj është realizuar një kontroll i nxënësve nga vet stafi i shkollës dhe pas përfundimit të kontrollit, njësia policore për sigurinë në shkolla është njoftuar nga drejtori i shkollës se gjatë kontrollit tek dy nxënës janë gjetur mjete të rrezikshme.

“Tek një nxënës është gjetur një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa tek një nxënës tjetër janë gjetur:  një armë zjarri e llojit pistoletë; 19 fishekë; një gëzhojë; një predhë e armës së gjatë”, thekson policia.

Policia ka konfiskuar të gjitha gjësendet e dyshuara dhe të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor.

“Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindërve dhe mbrojtësve të tyre. Pas njoftimit të prokurorit për të mitur, me vendim të tij nxënësit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj nxënësit tek i cili është gjetur arma e zjarrit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, vijon njoftimi

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement