Abdixhiku nga Dragashi: Më thanë ta pi ujin e krojit pranë xhamisë sepse të kthen në këtë vend, sot erdha me Vjosen - Gazeta Express
string(113) "abdixhiku-nga-dragashi-me-thane-ta-pi-ujin-e-krojit-prane-xhamise-sepse-te-kthen-ne-kete-vend-sot-erdha-me-vjosen"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 19:12

Abdixhiku nga Dragashi: Më thanë ta pi ujin e krojit pranë xhamisë sepse të kthen në këtë vend, sot erdha me Vjosen

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 19:12

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga vizita e tij në Dragash të zhvilluar së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Ai tha se vizitën e realizuan në fshatin e largët Bellobrad të Dragashit, në jug të Kosovës;” mes banorëve që na pritën me plot entuziazëm”.

“Kohë më parë, kur isha në këtë fshat, më thanë ta pi ujin e krojit pranë xhamisë. Më thanë se ai ujë sjell bereqet; e se të kthen sërish në këtë vend.

U ktheva. Këtë herë me Vjosën”, deklaroi Abdixhiku.

“Këtë herë folëm për turizmin, ujin, infrastrukturën dhe vëmendjen që këtyre anëve u ka munguar për shumë vjet. Por mbi të gjitha, ndjemë ngrohtësinë e njerëzve që, edhe larg, nuk janë dorëzuar kurrë”, shkruan ai.

“Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë; për mbështetjen e pakushtëzuar e për bashkëudhëtimin tonë. Do të kthehemi sërish. Sepse piimë ujin e kroit sërish”, përfundon ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement