Delegacioni nga Düsseldorfi mbështet Shqipërinë në rrugën e saj evropiane - Gazeta Express
string(73) "delegacioni-nga-dusseldorfi-mbeshtet-shqiperine-ne-rrugen-e-saj-evropiane"

Delegacioni nga Düsseldorfi mbështet Shqipërinë në rrugën e saj evropiane

Gazeta Express

27/02/2020 19:51

Në datat 25 deri më 27 shkurt vizituan Shqipërinë dy përfaqësues të koalicionit qeverisës CDU-FDP të landit federal me numrin më të madh të banorëve në Gjermani, Nordrhein-Westfalen (17 milionë banorë).

Ata zhvilluan biseda me përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile, për t’u informuar mbi situatën aktuale të Shqipërisë dhe gjendjen pas tërmetit të muajit nëntor.

Lexo Edhe:

Pjesë e programit ishte edhe një vizitë në Portin e Durrësit, gjatë së cilës delegacioni bisedoi me Drejtorinë e Autoritetit Portual dhe dy firmat gjermane, të cilat operojnë në Terminalin e Trageteve dhe në njërin nga Terminalet e Kargove.

Në mbyllje të bisedave të tyre dhe pak përpara nisjes, Zëvendësministri Joachim Stamp dhe Ministri për Çështjet Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Stephan Hothoff-Pförtner deklaruan:

“Midis Landit tonë Federal, Nordrhein-Westphalen, dhe Shqipërisë ka shumë marrëdhënie të ngushta. Me këtë vizitë ne donim të demonstronim një shenjë solidariteti dhe të konfirmonim që ne qëndrojmë fort në krah të Shqipërisë. Kjo vlen veçanërisht pas tërmetit të rëndë të nëntorit. Por Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë edhe në përafrimin e saj në BE. Është me rëndësi qendrore që të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, të ulen në tavolinë dhe të çojnë përpara kursin e reformave në vend.”