Del ekspertiza, ky është shkaku i vdekjes së tre familjarëve nga Kosova te Gjiri i Lalzit - Gazeta Express
string(83) "del-ekspertiza-me-shkakun-e-vdekjes-se-tre-familjareve-nga-kosova-te-gjiri-i-lalzit"

Del ekspertiza, ky është shkaku i vdekjes së tre familjarëve nga Kosova te Gjiri i Lalzit

Lajme

Gazeta Express

10/05/2021 12:28

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalë në përfundimin se shkak i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova është helmimi nga kërpudhat.

Po ashtu, po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Lexo Edhe:

Ata kishin shkuar në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi, por panë vdekjen me sy teksa njëri pas tjetrit ndërruan jetë brenda tri ditëve.

Familjarët, Elfete, 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç e gruaja e tij Ferzinaze Haliti, 57 vjeçe, janë tre pjesëtarët e familjes nga Gjilani, të cilët ndërruan jetë njëri pas tjetrit në Shërbimin e Reanimacionit Qendror në QSUT, pasi ishin paraqitur në gjendje tejet të rëndë me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha”.

Prej disa ditësh, ata ndodheshin në shtëpinë e tyre të pushimit në Gjirin e Lalzit, të cilën e frekuentonin shpesh. Nëna, i biri dhe bashkëshortja e tij, mëngjesin e së mërkurës së shkuar (datë 05.05.2021) ishin nisur për piknik në zonën e Shënpietrit, ku edhe kishin mbledhur disa kg kërpudha të egra që i gatuan dhe konsumuan gjatë orëve të pasdites pa ditur se ky ushqim do të rezultonte fatal për jetën e tyre.