Debati për amnisti hap çështjen e përgjegjësisë së Ivanovit - Gazeta Express
string(59) "debati-per-amnisti-hap-ceshtjen-e-pergjegjesise-se-ivanovit"

Debati për amnisti hap çështjen e përgjegjësisë së Ivanovit

Gazeta Express

06/12/2019 10:54

Debati që u zhvillua pas iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11-a të Ligjit për amnisti edhe krahas përplasjeve ndërpartiake dhe interpretimit nga ana e ekspertëve juridik, në opinion është hapur edhe çështja për përgjegjësinë e ish presidentit Gjorge Ivanov për amnistitë e shqiptuara në vitin 2016 ndaj pesëdhjetë personave të cilët ishin përfshirë në akuzat dhe hetimet në lëndët që i nisi PSP.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cila kërkoi interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti që të pengohet vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese me çka do të hapej mundësia të kthehen në fuqi amnistitë e Ivanovit, konsideron se ish presidenti ka vepruar në mënyrë joligjore.

Lexo Edhe: