Daut Haradinaj sot në orën 17:00, në shtabin e tij zgjedhor mban takimin kryesor të fushatës - Gazeta Express
string(90) "daut-haradinaj-sot-ne-oren-1700-ne-shtabin-e-tij-zgjedhor-mban-takimin-kryesor-te-fushates"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

14/10/2021 14:52

Daut Haradinaj sot në orën 17:00, në shtabin e tij zgjedhor mban takimin kryesor të fushatës

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

14/10/2021 14:52

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se sot me fillim në ora 17:00, në ambientet e shtabit të tij zgjedhor, tek Sheshi 21, mban takimin kryesor të fushatës.

Ndër të tjera, Haradinaj ka ftuar qytetarët dhe përkrahësit që të mobilizohen në këtë rrugëtim të shpresës për kryeqytetin.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë, përkrahës të vizionit ‘e para Prishtina’,

Sot me fillim në ora 17:00 në Shtabin Zgjedhor për Prishtinën, bashkë me kandidatët për asamble, mbajmë takimin kryesor të fushatës.

Të gjithë të mobilizohemi në këtë rrugëtim të shpresës për kryeqytetin.

Shihemi në zyret e Shtabit Zgjedhor, tek Sheshi 21!

#eparaPrishtina

#punamarë