Dasma që mori kahje tjetër: Një grua me vello futet në sallë dhe i vërsulet dhëndrit - Gazeta Express
string(83) "dasma-qe-mori-kahje-tjeter-nje-grua-me-vello-futet-ne-salle-dhe-i-versulet-dhendrit"

Dasma që mori kahje tjetër: Një grua me vello futet në sallë dhe i vërsulet dhëndrit

Gazeta Express

11/12/2019 12:43

29-vjeçarja Stacy Owen ishte duke shijuar dasmën e saj kur shpërtheu një “skandal”.

Në sallën e hotelit të fshatit, ku po zhvillohej festimi, një grua hyri me një fustan dasme dhe bërtiti: “Ndaloni dasmën, ajo atje duhej të ishte unë”.

Lexo Edhe:

Pamjet tregojnë një tufë lulesh që godasin kokën e dhëndrit ndërsa të porsamartuarit përpiqen të kërcejnë.

Stacey së pari mendoi se ishte ish-e dashura “e çmendur” e burrit të saj, por ishte komikja Janie Reese, që ishte paguar nga kunata për ta bërë një surprizë të këndshme për të porsamartuarit.

Pas tronditjes fillestare, të gjithë filluan të qeshin, veçanërisht nusja.