Dasma në kohë të pandemisë, policia nis hetimet - Gazeta Express
string(46) "dasma-ne-kohe-te-pandemise-policia-nis-hetimet"

Gazeta Express

26/05/2020 16:17

Dasma në kohë të pandemisë, policia nis hetimet

Gazeta Express

26/05/2020 16:17

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një dasmë që është organizuar në kohë të pandemisë, për të cilën ka raportuar sot Gazeta Express.

Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën.

Lexo Edhe:

“Sa i përket pyetjes suaj ju njoftojmë se e kemi pranuar informatën dhe jemi duke e trajtuar ne koordinim me institucionet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Express ka raportuar se pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave, në njërin nga qytetet e Kosovës është organizuar një gazmend familjar.