Diku në Kosovë "shpërthen" një dasmë pas heqjes së kufizimeve të pandemisë - Gazeta Express
string(72) "diku-ne-kosove-shperthen-nje-dasme-pas-heqjes-se-kufizimeve-te-pandemise"

Diku në Kosovë “shpërthen” një dasmë pas heqjes së kufizimeve të pandemisë

Gazeta Express

26/05/2020 12:06

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar për lehtësim të masave, tash kur në Kosovë po raportohet për më pak raste me koronavirus, raporton Gazeta Express.

E ky lajmërim, duket se i ka lehtësuar edhe qytetarët që kanë vendosur t’i kthehen normalitetit të dikurshëm.

Lexo Edhe:

Madje, ato që edhe me lehtësim të masave nuk lejohen po bëhen lirshëm nëpër Kosovë.

Bëhet fjalë për dasmat e varrimet në të cilat marrin pjesë shumë persona.

Mbrëmë në një qytet të Kosovës është organizuar një gazmend familjar, e për këtë mbledhim kanë njoftuar pjesëmarrësit përmes një lidhjeje “live” në Facebook.

Në raportin 24-orësh të policisë nuk është lajmëruar nëse kanë marrë masa duke arrestuar ndonjë nga pjesëmarrësit, veçse siç shihet përmes videove që ka siguruar Gazeta Express aty kanë marrë pjesë shumë persona e ku normalisht nuk është respektuar distanca sociale. /Express/