Dalin rezultatet, te Dukagjini s’ka të prekur me koronavirus - Gazeta Express
string(58) "dalin-rezultatet-te-dukagjini-ska-te-prekur-me-koronavirus"

Dalin rezultatet, te Dukagjini s’ka të prekur me koronavirus

Gazeta Express

25/05/2020 18:41

Dukagjini i Klinës ka bërë me dije se futbollistët dhe i gjithë stafi i klubit janë testuar për koronavirus nga ekipet mjekësore të IKSHPS-së.

Gjatë ditës ata kanë marrë rezultatet dhe sipas klubit, të gjithë futbollistët dhe anëtarët e stafit të klubit kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Lexo Edhe:

Kështu, klubi ka konfirmuar se janë të lirë që të vazhdojnë me punën për t’u përgatitur sa më mirë për rinisjen e sezonit.

“Lajmi i mirë është se nga rezultatet e pranuara nga IKSHPK, i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar NEGATIV, pra lojtarët janë me shëndet të mirë dhe normalisht do të vijojnë me seancat stërvitore ashtu siç është planifikuar”, njofton Dukagjini.

Izair Emini është futbollisti i parë dhe i vetëm deri më tani që u konfirmuar me COVID-19, por lajmi i mirë është se virusi i takon të kaluarës, sot ai ka rezultuar negativ në testin e radhës. /Gazeta Express/