Daçiq i ankohet SHBA-së për Kosovën, e merr përgjigjen e ambasadorit - Gazeta Express
string(67) "daciq-i-ankohet-shba-se-per-kosoven-e-merr-pergjigjen-e-ambasadorit"

Daçiq i ankohet SHBA-së për Kosovën, e merr përgjigjen e ambasadorit

Gazeta Express

02/06/2020 9:40

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i është ankuar ambasadorit amerikan, Anthony Godfrey, për vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për reciprocitet. Ai ka thënë se vendimet e tilla janë shumë të dëmshme dhe shkelin të gjitha marrëveshjet e mëparshme, duke vështirësuar vazhdimin e dialogut.

Daçiq e ka kthyer në vëmendje deklaratën e emisarit Richard Grenell që kërkonte heqjen e taksës dhe reciprocitetit.

Lexo Edhe:

“Vendime të tilla janë shumë të dëmshme, shkelin të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe e bëjnë të vështirë vazhdimin e dialogut, duke kujtuar se ambasadori Richard Grenell më parë i kishte bërë thirrje Prishtinës që të heqë taksat e vendosura në mënyrë të njëanshme dhe masat reciproke”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa, ambasadori Godfrey ka thënë se është i zhgënjyer në lidhje me vendimin e Kosovës, duke thënë se shpreson se do të hiqen të gjitha kufizimet dhe do të vazhdojë dialogu.