Çulev: Qeveria të mos përzihet në ingerencat dhe pavarësinë e MPB-së - Gazeta Express
string(67) "culev-qeveria-te-mos-perzihet-ne-ingerencat-dhe-pavaresine-e-mpb-se"

Çulev: Qeveria të mos përzihet në ingerencat dhe pavarësinë e MPB-së

Gazeta Express

19/02/2020 19:17

Dua ta informoj opinionin vendor dhe ndërkombëtar se kryeministri teknik Oliver Spasovski vazhdon ta pengojë funksionimin e Qeverisë teknike, ndërsa me ngjarjet e fundit në bashkëpunim me një pjesë të shërbimeve profesionale në Qeveri ka bërë edhe vepër penale falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe keqpërdorim të pozicionit dhe autorizimit.

Këtë sot para Prokurorisë publike e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, duke theksuar se në seancën e qeverisë që është mbajtur të shtunën më 15 shkurt është vendosur e fundit në votim pika për shfuqizimin e pesë vendimeve të marra nga ana e tij për sistemim të të punësuarve në MPB.

Lexo Edhe:

“Me shumicë votash Qeveria dhjetë minuta para mesnate e miratoi propozimin që të shfuqizohen pesë vendime, për çka ka procesverbal/stenogram. Është e paqartë se si ky vendim në mënyrë eksprese në koordinim me një pjesë të shërbimit në Qeveri dhe me miratim nga Oliver Spasovski është publikuar në Gazetën zyrtare Nr. 41 nga 15.02.2020, ku krahas pesë vendimeve, shfuqizimi i të cilave është votuar, u gjetën 124 vendime shtesë për sistemim dhe një urdhër për kryerje të punës dhe detyrave të punës. Këto vendime nuk kanë qenë fare e shqyrtimit të anëtarëve të Qeverisë, as nuk është marrë vendim për shfuqizimin e tyre”, deklaroi Çulev.

Duke pasur parasysh se situata urdhëron ndërmarrje urgjente të veprimeve,me qëllim që të pengohet shlyerja, shkatërrimi ose mbulimi i dëshmive, ministri Çulev e ftoi PTHP menjëherë të ndërmarrë veprime për sigurimin e dëshmive dhe të zbatojë hetim,në të kundërtën, potencoi, do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për falsifikimin e pandëshkuar të vendimit të Qeverisë.

Ai bëri apel deri te punësuarit në Qeveri, të cilët e miratimin e Oliver Spasovskit tashmë e kanë shkelur ligjin, siç tha, të përmbahen nga veprimet shtesë, me të cilat do të përpiqen t’i shkatërrojnë ose ndërrojnë dëshmitë dhe do të ndikojnë në zbulimin e mëtutjeshëm të veprave penale.

Çulev paralajmëroi se për disa javë do të normalizohet situata me mungesën e ekzemplarëve për pasaporta. Edhe një herë konfirmoi se pret dërgesë prej 100 mijë pasaportave, që duhet të arrijë deri më 24 mars, por se bëhen përpjekje që ky afat të shkurtohet për dhjetë ditë.

Në pyetjen e gazetarëve për informacione e publikuara në disa media për dorëheqjen e tij, theksoi se ka dhënë komunikatë të hollësishme në Facebook.

A.SH.