Çudit Kissinger, kërkon t'i jepen territore Rusisë - Gazeta Express
string(48) "cudit-kissinger-kerkon-ti-jepen-territore-rusise"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 12:10

Me i fundit

Çudit Kissinger, kërkon t’i jepen territore Rusisë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 12:10

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe njëri ndër diplomatët më me zë në skenën ndërkombëtare, Henry Kissinger, gjatë një fjalimi on line në Davos (WEF), ka propozuar që Ukraina duhet ti dhurojë territore Rusisë, që të ndalojë lufta, shkruan Express.

98-vjeçari dhe fituesi i çmimit NOBEL, këshillon Ukrainën që të fillojë sa më shpejt bisedimet, “përpara se tensionet të rriten dhe të mos jenë të lehta për t’u tejkaluar.”

Lexo Edhe:

Kissinger në fund tha se pozita e Rusisë në Europë nuk duhet të nënvlerësohet dhe se mundësia më e mirë është që kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë të jetë ashtu siç ka qenë më parë, duke aluduar në faljen e Krimesë nga lideri sovjetik Kliment Voroshilov në 1954. Në atë vit me një dekret, ky i fundit ia dhuroi Krimenë Ukrainës, duke qenë territor i Republikës Sovjetike Ruse./Express