Çuçi shton paratë për blegtorinë por ul numrin e tyre. Të vetmit me rritje janë derrat - Gazeta Express
string(85) "cuci-shton-parate-per-blegtorine-por-ul-numrin-e-tyre-te-vetmit-me-rritje-jane-derrat"

Çuçi shton paratë për blegtorinë por ul numrin e tyre. Të vetmit me rritje janë derrat

Gazeta Express

26/09/2020 21:58

Sot paradite Presidenti i Republikës publikoi një tabelë të INSTAT ku paraqitej një rënie e numrit të bagëtive në vitet e fundit. Përveç publikimit të Tabelës së INSTAT, Presidenti shkruante edhe:

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit ndërkohë që miliarda eurojepen për koncesione të dyshimta dhe tendera secrete. Shqipëria është vendi i fundit në rajon sa I takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë”.

Lexo Edhe:

Nisur nga status i Presidentit, Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi u pëpoq të argumentonte rrritjen e financimit sidomos në vitet 2017-2020 në raport me periudhën kur Ministrinë e qeveriste LSI. Kjo është një betejë e pakuptimtë për një normalitet qeverisës (është i njëjti Kryeministër) por duket krejt normale për absurditetin tonë ku Qeveria ndahet në parcela me Kryeministra reciprokë.

Ministri nuk thoshte asnjë fjalë për rënien e numrit të gjedhëve, të leshtave dhe dhirtave. E vetmja shifër në rritje për periudhën 2017-2020 është ajo e derrrave.

Përkundrazi, Ministri argumentoi sesi Qeveria socialiste ka shtuar financimin dhe numrin e blegtorëve përfitues. Nga statusi i Ministrit kuptohej që efikasiteti i ëprdorimit të fondeve në blegtori ishte pothuaj i njëjtë si ai i koncesioneve dhe Presidenti gabohej kur e akuzonte se nuk kishte dhënë para. Paratë ishin dhënë, madje shumë më shumë sesa në kohët pararendëse por numri I blegtorisë ishte në ulje. Përveç derrave.

Statusi i Çuçit:

REAGIMI NGA BLEDI ÇUÇI

Kreu i shtetit që ka zgjedhur të bëjë fushatë me postin e Presidentit në shkelje të hapur të Kushtetutës edhe sot kur foli për blegtorinë thotë të pavërteta.❌ Kur ai ishte zëvendës i qeverisë së Saliut në vitin 2012, nga buxheti i shtetit mbështetja për blegtorinë ishte vetëm 202 milionë lekë dhe numri i përfituesve 2178 fermerë.? Kur partia e tij la drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2017 numri i përfituesve zbriti frikshëm në vetëm 844 fermerë. ? Numri më i madh i përfituesve ka qenë në tri vitet e fundit, duke arritur në 3754 fermerë në vitin 2020 me një buxhet plot 727 milionë lekë.✅ Në këtë vit masa e përfitimit është më e madhja për krerë, krahasuar me vitet e mëparshme.? Po kështu, edhe numri i përfituesve dhe fondi i përdorur është më i madhi në gjithë periudhën (2012-2020).✍ Nga Skemat Kombëtare për periudhën 2017-2020 kanë përfituar drejtpërdrejt 13800 fermerë dhe agrobiznese nga masat mbështetëse direkte dhe projekte investimesh me një fond të përdorur prej rreth 3.5 miliardë lekësh. ➡️ Kurrë më parë s’ka pasur një mbështetje të tillë për bujqësinë në tërësi dhe sektorin e blegtorisë. ???? Kemi nisur ndërkohë reformimin e Shërbimit Veterinar, i cili mori një goditje fatale në vitet kur partia e Presidentit drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.? Fermerët do të përfitojnë vaksinim dhe matrikullim falas për kafshët blegtorale dhe do të mbulohet me shërbim i gjithë territori i vendit. ?Faktet që kreu i shtetit refuzon t’i shikojë, dëshmojnë se në “rënie të lirë” nuk është bujqësia, por vetë Presidenti që ka braktisur rolin kushtetues për të bërë udhëheqësin e dëshpëruar të opozitës pa shpresë.