Crystal Palace e shkel Manchester United midis Old Trafford - Gazeta Express
string(59) "crystal-palace-e-shkel-manchester-united-midis-old-trafford"

Crystal Palace e shkel Manchester United midis Old Trafford

Gazeta Express

19/09/2020 20:28

Manchester United është mposhtur me rezultat 1-3 në Old Trafford nga Crystal Palace sonte. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ishte në element sonte, për dallim nga ajo e Crystal e cila u tregua kritike në aksionet e saj në drejtim të portës së De Geas

Manchester United është mposhtur në ndeshjen e parë të Premier Ligës në sezonin e ri.

Lexo Edhe:

Një pjesë e parë që u dominua nga Manchester por që nuk arritën të rrezikojnë portën e Crystal pasi që nuk arrinin që të organizonin sulme që do i sillnin fitore skuadrës më të trofeshme në Angli.

Të parët që kaluan në epërsi, madje qysh herët, ishin Crystal Palace.

Jeffrey Schlupp asiston për mrekulli tek Andreë Townsend në minutën e shtatë të takimit. United tentoi të kthehet por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, Crystal Palace përsëri ishin më të mirë.

Ata shënojnë golin e dytë nga penalltia. Zaha do të shënonte për Crystal në minutën e 74-të te ndeshjes.

Van de Beek do ta rithente për disa minuta Manchesterin në lojë pasi që shënoi një gol të bukur në minutën e 80-të, por Crystal Palace reagoj shumë shpejt për të shënuar golin e tretë për skuadrën londineze.

Ishte përsëri Zaha që shënoi në minutën e 85-të.

Me këtë fitore Crystal Palace ka dy fitore dhe është në vendin e dytë në dy xhiro të Premier Ligës, kurse Manchester pas një ndeshje gjendet në vendin e 16-të. /GazetaExpress/