Covid-19 i shkatërron festën e 40-vjetorit Kim Kardashian - Gazeta Express
string(57) "covid-19-i-shkaterron-festen-e-40-vjetorit-kim-kardashian"

Covid-19 i shkatërron festën e 40-vjetorit Kim Kardashian

Gazeta Express

20/10/2020 8:11

Gruaja më e famshme në botë me 190 milion ndjekës në Intagram, mbush 40 vjeç. Kim Kardashian kapërcen pragun me hapa rekordë. Nga reality star tek sipërmarrësja milionere ose kampione e betejave të tilla si reforma në burg dhe sistemi i dënimit sidomos kur bëhet fjalë për afrikano-amerikanët, si dhe gruaja e një personi tjetër të famshëm, reperit Kanye West dhe nënë e katër fëmijëve, North, Saint, Çikago dhe Psalmi.

 Por sidoqoftë, më 21 tetor Covid-19 do t’i shkatërrojë festën Kim.

Lexo Edhe:

Ajo ndoshta do të duhet të shtyjë për vitin tjetër dëshirën e saj për të patur atë që ajo vetë e quajti  “Wild, Wild Miss West’s 40th Birthday” , frymëzuar nga filmi Wild, Wild, West 1999 me një kostum kaubojse.

Fillimisht u gjykua të ishte një shembull i “famshëm për të qenë i famshëm”, pasi u pjesë e titujve të mediave falë një kasete seksi të xhiruar në 2003 –in me ish-të dashurin e saj Ray J, por që doli në dritë në 2007-ën. Dhe pikërisht në këtë vit nisi popullariteti i saj falë reality show-t që ndjek familjen e saj shumë të pasur (babai i saj është avokati që nxorri OJ Simpson të pafajshëm) “Keeping up With the Kardashians”.

Në një kohë të shkurtër ajo u përfshi në listën e qindra njerëzve më me ndikim në botë për t’u bërë një fenomen i kulturës pop. Ndërkohë ka burrë, Kanye Ëest, i cili kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara. Pasuritë e tij vlerësohen aktualisht në rreth 900 milion dollarë.

Pas ‘Keeping Up With the Kardashians’, ajo tani është përqendruar në krijimin e saj më të fundit, Skims.