Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa, është pajtuar ta paguajë një gjobë prej 543.000 eurove, pasi e ka pranuar akuzën për mashtrim tatimor në vlerë 1 milionë euro në të ardhurat personale më 2014, një borxh të cilin e kishte paguar tashmë në gusht të vitit të kaluar.
Ai do ta paguajë edhe një gjobë tjetër në vlerë 36.000 euro në vend se ta vuajë një dënim prej gjashtë muajve burgim, si dhe gjobën prej 507.000 euro, transmeton Gazeta Express.
Zyra e Prokurorit Publik të Spanjës arriti marrëveshje me Diego Costan, pasi ky i fundit i ia agoi shtetit 1.142.888 euro më 8 gusht të vitit të kaluar, për ta shlyer borxhin tatimor dhe e pranoi fajin.
Deri tani këtë sezon, Costa i ka zhvilluar 19 ndeshje për Atleticon, duke i shënuar dy gola.
/Gazeta Express/
? ÚLTIMA HORA | Juicio contra Diego Costa por un presunto delito contra Hacienda en 2014
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) June 4, 2020
❌ El jugador ha reconocido los hechos y ahora el juez debe dictar sentencia
? Pagará 507.208 euros por la cantidad defraudada
➕ Y otros 36.000 en sustitución de la pena de cárcel pic.twitter.com/jy6737qZjg