Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(34) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-125"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Express

28/10/2020 6:58

Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim me përfaqësuesit e Divizionit tё Skemave pёr Kategoritё e Luftёs. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

Lexo Edhe:

10:00i Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton në komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ARE 2). (Objekti i Qeverisë)

11:00Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, mban konferencë për medie. (Ish-objekti i Rilindjes)

11:00Mbahet ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive. Merr pjesë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi. (Pallatin e Rinisë dhe Sporteve)

13:00Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi raporton në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

13:00Me rastin e 6-vjetorit të themelimit, ETEA bënë hapjen e mini-bibliotekës “Ali Podrimja”. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë)

14:00Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në komisionin për Buxhet dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

14:00Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, Prishtinë)

17:00Mbahet Dialog socio-kulturor “Libri dhe revolucioni”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

19:00Mbahet mbrëmja e poetikës dhe muzikës, marrin pjesë Bulza Havolli dhe Gëzim Hasani. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)