Real Madridi është i hapur për të lejuar largimin e disa lojtarëve të ekipit të parë gjatë afatit kalimtar veror.
Emra si Dani Carvajali, David Alaba, Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballosi janë përmendur si kandidatë për t’u larguar, ndërsa një tjetër që mund të largohet nga “Bernabeu” është Gonzalo García.
Ka qenë një sezon i veçantë për Gonzalon, i cili u bë i njohur gjatë Kupës së Botës për Klube verën e kaluar.
Megjithatë, ai ka pasur vështirësi të zërë vend titullari përballë Kylian Mbappés dhe Vinícius Júniorit, duke bërë që shumica e 34 paraqitjeve të tij të vijnë si zëvendësues.
Duke parë se edhe sezonin e ardhshëm nuk pritet të ketë shumë hapësirë, Real Madridi është i gatshëm ta shesë këtë verë, por vetëm nëse vjen një ofertë prej 60 milionë eurosh, sipas “Diario AS”.
Klubi madrilen nuk dëshiron të pengojë zhvillimin e tij, por është i qartë se largimi do të ndodhë vetëm sipas kushteve të tyre.
Interesimi në rritje për 22-vjeçarin luan në favor të tyre për të siguruar marrëveshjen më të mirë të mundshme për produktin e akademisë “La Fabrica”.
Sipas raportimeve, klube nga Italia dhe Gjermania kanë filluar të ndjekin situatën e tij, përfshirë edhe Borussia Dortmundin.
Gjigantët e Bundesligas raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro, por Real Madridi mbetet i palëkundur në kërkesën prej 60 milionë eurosh.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata e Gonzalos.
Real Madridi pritet të përfshijë edhe një opsion riblerjeje në rast largimi, edhe pse kjo mund të dekurajojë klubet e interesuara nëse duhet të paguajnë shumën e plotë prej 60 milionë eurosh./GazetaExpress/