City synon ta fillojë mbarë sezonin - Gazeta Express
string(35) "city-synon-ta-filloje-mbare-sezonin"

City synon ta fillojë mbarë sezonin

Gazeta Express

21/09/2020 13:20

“Citizens” do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë sezonale, e vizitojnë Wolverhamptonin e papërshtatshëm

Manchester City do ta nisë sonte sezonin e ri në Premierligën angleze, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Citizens” do ta vizitojnë Wolverhamptonin, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:15.

Skuadra e Pep Guardiolës sezonin e kaluar mbeti shumë larg në luftën për titull, ndërsa këtë edicion synon të shpallet kampione.

Për këtë, City synon ta nisë mbarë këtë sezon me një fitore eventuale sonte.

Nga ana tjetër, Wolverhamptoni shfaqi siguri në lojën e parë, të cilën e fitoi.

Andaj, edhe sonte do të mundohet t’i shkaktojë probleme Manchester Cityt.

Dueli tjetër i sotëm i Premierligës është ai në mes të Aston Villës me Sheffield Unitedin. /Gazeta Express/