Çifti nga Mitrovica i cili për herë të parë u takua në ditën e martesës dhe ka 10 fëmijë - Gazeta Express
string(88) "cifti-nga-mitrovica-i-cili-per-here-te-pare-u-takua-ne-diten-e-marteses-dhe-ka-10-femije"

Çifti nga Mitrovica i cili për herë të parë u takua në ditën e martesës dhe ka 10 fëmijë

Gazeta Express

28/10/2020 14:00

46 vjet më parë ky çift ishte kurorëzuar me martesë. Shehide Suma, atë kohë 19 vjeçe u martua me Maliq Sumën, me të cilin kishte një diferencë moshe prej 5 vjetësh.

Gazetare: Albulena Demaku

Lexo Edhe:

Takimi i tyre i parë ishte në ditën e martesës, pasi atë kohë bashkimi i çifteve bëhej përmes msitit.

Edhe daljet me partnerin ishin të ndaluara, po ashtu.

E kur organizohej dasma atë kohë kërkohej që nuses t’i blinin stoli prej ari nga më të ndryshmet.

Kështu, familja e Shehides preferonin që t’i blinin stoli prej ari, pasi ajo ishte vajza e vetme në familje.