Çfarë skandali dhe diskriminimi, garuesja e re me ngjyrë u injorua dhe nuk iu nda medalja! - Gazeta Express
string(88) "cfare-skandali-dhe-diskriminimi-garuesja-e-re-me-ngjyre-u-injorua-dhe-nuk-iu-nda-medalja"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/09/2023 16:09

Çfarë skandali dhe diskriminimi, garuesja e re me ngjyrë u injorua dhe nuk iu nda medalja!

Sporte tjera

Gazeta Express

25/09/2023 16:09

Një video u shfaq së fundmi në rrjetet sociale, e cila e kap momentin nga evente GymSTART, i organizuar nga Federata Irlandeze e Gjimnastikës, e mbajtur në mars të vitit 2022.

Video e ka fituar një vëmendje domethënëse online, ndërsa shihet një zyrtare e kapërcen një gjimnaste të re me ngjyrë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, shkruan “hersport.ie”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Incidenti është rikthyer në skenë pas gati një viti e gjysmë dhe kjo ka bërë që Federata Irlandeze e Gjimnastikës ta lëshojë një komunikatë zyrtare për shtyp duke iu adresuar këtij rasti skandaloz.

Zyrtarja që ishte ngarkuar me detyrën e ndarjes së medaljeve kalon kah garuesja në fjalë, por e kalon atë duke ndarë medalje vetëm për shoqet e saj.

Komentuesit e konsideruan si skandaloz veprimin, duke e injoruar dhe diskriminuar vajzën e gjorë, e cila po priste që t’i vendosej në qafë medalja e merituar.

Federata Irlandeze e Gjimnastikës theksoi se ka marrë masa për rastin e ndodhur pasi rasti ishte paraqitur menjëherë nga prindërit e garueses, të cilët e konsideruan këtë si një veprim racist.

Federata Irlandeze sqaroi se zyrtarja në fjalë kishte thënë se ishte një lëshim i paqëllimshëm i saj dhe se kishte kërkuar falje, ndërsa garueses me ngjyrë i ishte dhënë medalja po atë ditë, bile pa u largua nga fusha e lojës.

Duke e shprehur keqardhjen e thellë për incidentin, zyrtarët e kishin konsideruar këtë si një gabim ,shkruan “Gazeta Express”.

Por, prindërit e sportistes duket se nuk do ta lënë punën me kaq, pasi do të ankohen në instancat më të larta për këtë diskriminim të vajzës së tyre. /Gazeta Express/