Çerdhet në kryeqytet nuk kanë filluar punën, njoftohet se ato do të rihapen të martën - Gazeta Express
string(84) "cerdhet-ne-kryeqytet-nuk-kane-filluar-punen-njoftohet-se-ato-do-te-rihapen-te-marten"

Çerdhet në kryeqytet nuk kanë filluar punën, njoftohet se ato do të rihapen të martën

Gazeta Express

01/06/2020 20:05

Dyert po qëndrojnë të hapura për fëmijët. Por, ata sot nuk janë prezent aty. Ani pse Ministria e Shëndetësisë, ka marr vendim që në fazën e tretë të lehtësimit të masave, të rihapen kopshtet për fëmijë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Njëjte ndodhi edhe me kopshtin ‘’Xixëllonja’’ në kryeqytet.

Lexo Edhe:

Drejtoresha e këtij kopshti, Mimoza Morina Veseli, tha se kjo gjë ka ndodhur si shkas i mos informimit të duhur nga institucionet përkatëse.

Ajo thotë se ende nuk kanë pranuar një udhëzues se si duhet të veprohet me fëmijët.

Veseli theksoi se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar punën.

Por, ajo që po e brengos atë, është fakti se kopshti nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur distancën ashtu siç ka rekomanduar IKSHPK.

Ani pse fëmijët nuk kishin ardhur, në kopsht gjatë të Hënës prezente u panë edukatoret.

Së bashku me stafin tjetër po bënin përgatitjet e fundit teknike para se të fillojnë punën.

Drejtoresha po sigurohej që atyre tu përcillen disa nga rregullat e distancës dhe kujdesit ndaj fëmijëve.

Ndërkohë ishte vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ai që ka kërkuar nga prindërit të mos i dërgojnë fëmijët ne çerdhe.

Kjo pasi sipas Ahmetit MSH, nuk ka hapur informata zyrtare e mbi rregullat.

Por, të hënën Ahmeti ka konfirmuar se çerdhet do të fillojnë punën gjatë të Martës.

Në lidhje me hapjen e çerdheve ka folur edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Ai ka thënë se pas vendimit të MSH, çerdhet janë duke u dezinfektuar dhe puna e tyre pritet të fillojë nesër.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, çerdhet në Kosovë do të duhej të të fillonin punën me 1 Qershor.

Ato nuk kanë funksionuar që dy muaj e gjysmë.