Calafat i pakënaqur me Ancelottin për shkak të Arda Gulerit - Gazeta Express
string(59) "calafat-i-pakenaqur-me-ancelottin-per-shkak-te-arda-gulerit"

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 22:30

Calafat i pakënaqur me Ancelottin për shkak të Arda Gulerit

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 22:30

Carlo Ancelotti mund ta ketë Real Madridin në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, por jo të gjithë janë plotësisht të kënaqur me të.

Në mënyrë të veçantë, disa e kanë vënë në pikëpyetje përdorimin ose mungesën e Arda Gulerit gjatë muajve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori turk ka pasur një fillim shumë të vështirë në kryeqytetin spanjoll. Pasi u transferua nga Fenerbahçe verën e kaluar, ai nuk ishte në gjendje të luante fare në gjysmën e parë të sezonit për shkak të lëndimeve të shumta.

Gjithsesi, ai është në dispozicion që nga janari, por pavarësisht kësaj, Guler ka luajtur vetëm shtatë herë në pothuajse katër muaj, duke grumbulluar 112 minuta në ato paraqitje.

Sipas “Relevo”, një nga ata në Real Madrid që është i pakënaqur me përdorimin e 19-vjeçarit nga Ancelotti është “truri” i transferimeve, Juni Calafat, i cili ndihmoi “Los Blancos” të ndërmjetësonte atë marrëveshje verën e kaluar.

Shefi i skautimit te gjiganti spanjoll thuhet se “nuk e kupton” pse italiani luan kaq pak me Gulerin, pavarësisht se shumë në klub e konsiderojnë atë një “talent i gjeneratës së re”.

Për shkak se Real Madridi thuajse e ka siguruar titullin e kampionit në Spanjë, reprezentuesi i Turqisë mbase mund të ketë më shumë minuta në javët e ardhshme.

Gjithsesi, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Carlo Ancelottit. /Gazeta Express/