Caktohen referët e ndeshjeve të javës së 30-të të Superligës - Gazeta Express
string(60) "caktohen-referet-e-ndeshjeve-te-javes-se-30-te-te-superliges"

Caktohen referët e ndeshjeve të javës së 30-të të Superligës

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 15:12

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës sot janë caktuar referët e ndeshjeve të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të mbahet në këtë fundjavë.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje dhe njëri prej më të rëndësishmëve te krejt sezonit do të luhet të shtunën mes dy kandidatëve për titull të kampionit, Ballkani dhe Drita, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Këtë super-ndeshje do ta drejtojë referi kryesor, Dardan Çaka.

Më poshtë mund t’i shihni zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 30-të, e cila do të luhet të shtunën dhe të dielën. /Gazeta Express/