Kurti ua kushton një shkrim punëtorëve për 1 maj, e tregon edhe historinë e 8 orëve punë - Gazeta Express
string(42) "1-maji-kurti-thirrjeper-organizim-sindikal"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 17:55

Kurti ua kushton një shkrim punëtorëve për 1 maj, e tregon edhe historinë e 8 orëve punë

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 17:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Punëtorëve.

AI ka bërë thirrje për solidaritet dhe organizim sindikal, për t’u përmirësuar të drejtat e punëtorëve.

Lexo Edhe:

Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes që tij kanë trefishuar numrin e inspektorëve.

“Gjatë 12 muajve të fundit kemi dëshmuar kujdes të shtuar për gjendjen e punëtorëve në shoqërinë tonë. Inspektorati Qendror i Punës për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në vitin 2023, në krahasim me vitin 2020, ka trefishuar numrin e inspektimeve, duke realizuar 8,114 inspektime. Kemi dyfishuar buxhetin për Inspektoriatin i cili përgjatë viteve 2022 dhe 2023 përmes procedurave të rekrutimit ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës. Sivjet numri i inspektorëve arrin në 150 duke përmbushur kësisoj premtimin tonë për pesëfishim të numrit të inspektorëve të punës”, ka deklaruar Kurti.

Më pas ai ka folur për masat e Ringjalljes Ekonomike që kanë ndikuar sipas tij në deklarimin e punëtorëve.

“Filluam mandatin me masa që nxisin deklarimin e punëtorëve sikurse masa 1.2 e Pakos së Ringjalles Ekonomike. Sepse një punëtor i padeklaruar e pa kontratë, nuk mund të kërkojë as realizimin e të drejtave që i takojnë. E punën për deklarimin e punëtorëve e intensifikuam me nisjen e inspektimeve të përbashkëta të Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ku vetëm dy muajt e parë janë deklaruar mbi 10 mijë punëtorë. Në proces është edhe rregullimi i deklarimit të punëtorëve sezonalë dhe në sektorin e amvisërisë, problem ky disa vjeçar, duke u siguruar kështu që të kemi pagesë të kontributeve pensionale dhe trajtim të dinjitetshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë”, ka thënë ndër tjerash.

“Në antikitet dhe mesjetë nganjëherë caktoheshin ditët e lira për punëtorët dhe zejtarët. Gjatë Revolucionit Francez një ditë pune e muajit shtator u caktua si ditë feste. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë gjenerata 4 Korriku u festua edhe si Dita e Punës. Kjo praktikë filloi në vitin 1790 kur disa sindikata u bashkuan zyrtarisht me Shoqëritë Jeffersoniane Republikane-Demokratike që luftonin tendencat aristokrate të kohës. Të punësuarit besonin që vetëm duke u bashkuar përmes solidaritetit ashtu siç kishin bërë 13 kolonitë ata do të fitonin fuqinë kolektive për t’i tejkaluar sfidat drejt një të ardhme më të mirë. Në vitet 1820-1830, festimi i 4 Korrikut si ditë e punëtorëve u bë traditë – përmes saj synohej kompletimi i ngjarjes së Ditës së Pavarësisë më 1776, bashkim pra edhe në vendin e punës, dhe kundër tendencave të vjetra të punëdhënësve që trajtonin punëtorin si shpenzim që duhet kontrolluar. Festimi i 4 Korrikut si ditë e punëtorëve në këtë dritë zgjati deri më 1880 kur doli ngjarja e 1 Majit dhe Dita e Punëtorit”.

Ai foli edhe për hisotrinë sesi kishin mbetur që të punohet 8 orë në ditë.

“Është me rëndësi të kujtohet që punëtorët asokohe nuk gëzonin trajtimin njerëzor që e kanë sot. Punohej nga 10 deri në 16 orë në ditë, për shtatë ditë gjatë javës. Vendi i punës ishte i rrezikshëm e nuk ofrohej kurrfarë mbrojtje. Pagesa për punën e bërë ishte shumë e ulët. Ndryshimet që erdhën më vonë nuk erdhën si pasojë e gjenerozitetit të punëdhënësve ndaj punëtorëve. Ndryshimet erdhën përmes organizimit të punëtorëve të cilët punuan shumë dhe kaluan përplot sfida për t’u bashkuar e për të fituar aleatë në betejën e tyre për më shumë të drejta. Në këtë sekuencë kujtojmë rezistencën e punëtorëve në Çikago të cilët me 1 Maj 1886 hynë në grevë të përgjithshme me kërkesën për orarin 8 orësh të punës, kërkesë kjo që shihej si diçka absurde asokohe por që tashmë ishte bërë pjesë e një lëvizje botërore të punëtorëve. Greva kulmoi me ngjarjen në sheshin “Haymarket” në Çikago ku u vranë punëtorë e policë dhe u plagosën mbi 200 persona. Nga kjo ngjarje 1 Maji festohet botërisht si dita e punëtorëve”, ka deklaruar Kurti.