Cakaj nga Berlini thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje - Gazeta Express
string(81) "cakaj-nga-berlini-thote-se-marreveshja-kosove-serbi-duhet-te-perfundoje-me-njohje"

Cakaj nga Berlini thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje

Gazeta Express

28/09/2020 19:39

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Gunther Krichbaum.

Lexo Edhe:

Gjatë këtij takimi ai ka theksuar se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.

Ky është postimi i plotë i tij në FB:

Sot në Berlin, pata një takim të shkëlqyer me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, z. Gunther Krichbaum !

E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po, patjetër: theksova se Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë