Burri kthen mjekrën në “koshere” bletësh për të dhënë mesazhin e rëndësishëm - Gazeta Express
string(74) "burri-kthen-mjekren-ne-koshere-bletesh-per-te-dhene-mesazhin-e-rendesishem"

Burri kthen mjekrën në “koshere” bletësh për të dhënë mesazhin e rëndësishëm

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 10:08

Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar me miliona ndjekës në TikTok pas publikimit të disa videove teksa mjekra e tij është e pushtuar nga bletët.

Ai tregon guxim dhe qetësi absolute, ndërsa këtë thotë se e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën.

Lexo Edhe:

“Misioni ynë është të shtojmë bletët, pasi ato e bëjnë botën më të shëndetshme dhe më të sigurt për të jetuar. Ne po punojmë kundër pesticideve, fungicideve, mbetjeve toksike dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, bletët vuajnë nga përdorimi i metodave tradicionale dhe të vjetra të bletarisë”, thotë ndër të tjera Rjeily në videot e tij.