Britney Spears ka ndryshuar emrin, arsyeja është e çuditshme - Gazeta Express
string(59) "britney-spears-ka-ndryshuar-emrin-arsyeja-eshte-e-cuditshme"

Rozë

Gazeta Express

29/03/2024 12:30

Britney Spears ka ndryshuar emrin, arsyeja është e çuditshme

Rozë

Gazeta Express

29/03/2024 12:30

Në një postim të ri në Instagram, Britney Spears ka shokuar sërish fansat e saj me një sërë deklaratash të çuditshme dhe ndër të tjera ka shkruar se ka vështirësi të kuptojë anglishten që kur ka ndryshuar emrin.

Britney, e cila më parë pretendonte se kishte ndryshuar emrin e saj në River Read, tani pretendon se është Xila Maria River Read, dhe në postim, ajo u përpoq të përshkruante përvojën e saj të pushimeve për fansat.

Lexo Edhe:

“Që kur kam ndryshuar emrin në Xila, e kam të vështirë të kuptoj gjuhën angleze”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar se si ka parë gaforret në plazh dhe se ka notuar e zhveshur në det, por edhe se ka humbur duke ecur me biçikletë dhe se nuk e kanë lejuar të drejtojë varkën.

Këngëtarja e njohur prej kohësh ka shqetësuar fansat me sjelljen e saj dhe në Instagram ka fikur opsionin e komenteve nën postime.