Britanikët braktisin vendin e tyre, blejnë shtëpi në Evropë - Gazeta Express
string(58) "britaniket-braktisin-vendin-e-tyre-blejne-shtepi-ne-evrope"

Britanikët braktisin vendin e tyre, blejnë shtëpi në Evropë

Gazeta Express

06/06/2020 21:55

Agjentët e pasurive të patundshme në Britani raportojnë një rritje të kërkesës në internet për prona jashtë kufijve, pasi britanikët e mbyllur prej masave izoluese po e mendojnë seriozisht se ku duan të jetojnë, ose po i dorëzohen fantazive për të blerë një pronë në vende me diell.

Kërkimet për pronat në Spanjë, veçanërisht në vende të tilla si Costa del Sol, u rritën me 34% gjatë muajit maj, ndërsa ato për shtëpi në Francë, përfshirë në zona si Dordogne dhe Brittany, u rritën me 33%.

Lexo Edhe:

Përveç atyre që duan të blejnë një shtëpi pushimi, ka ndërkohë dhe nga ata që po e mendojnë seriozisht zhvendosjen jashtë shtetit.

Kështu kërkesat për prona në Ibiza kanë “kërcyer” 174 për qind.

Çmimi i një apartamenti me një dhomë gjumi në Ibiza, sipas Rightmove, nis nga 120.000 funte.