Ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, është liruar nga detyra.
Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.