Brazili shënon 653 të vdekur nga Covid-19, ia zë vendin e dytë Rusisë për numër të rasteve - Gazeta Express
string(89) "brazili-shenon-653-te-vdekur-nga-covid-19-ia-ze-vendin-e-dyte-rusise-per-numer-te-rasteve"

Brazili shënon 653 të vdekur nga Covid-19, ia zë vendin e dytë Rusisë për numër të rasteve

Gazeta Express

25/05/2020 8:54

Brazili i ka regjistruar 653 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 22,666 shifrën e përgjithshme të viktimave.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 15,813 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 363,211 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas këtyre rasteve, Brazili përsëri ia ka zënë vendin e dytë Rusisë për numrin më të lartë të të infektuarve në botë. Në vendin e parë mbeten bindshëm Shtetet e Bashkuara me mbi 1 milion e 643 mijë raste.

Pavarësisht numrit të madh të viktimave dhe infektimeve, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, vazhdimisht i ka kundërshtuar masat kufizuese, duke thënë se ato po e dëmtojnë shumë ekonominë.

Brenda një muaji, dy ministra të shëndetësisë në Brazil janë dorëhequr për shkak të mospajtimeve politike në lidhje me menaxhimin e pandemisë.