Boris Johnson dorëhiqet nga kreu i partisë dhe posti i Kryeministrit, do të mbetet edhe pak në zyrë - Gazeta Express
string(49) "boris-johnson-dorehiqet-nga-posti-i-kryeministrit"

Boris Johnson dorëhiqet nga kreu i partisë dhe posti i Kryeministrit, do të mbetet edhe pak në zyrë

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 13:46

Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga partia konservatore pasi një sërë minitrash të tij dhanë dorëheqje dhe i thanë atij se kishte humbur mbështetjen e partisë.

Përmes një deklarate nga Downing Street, Johnson njoftoi se do të tërhiqej nga posti i udhëheqësit të partisë, por tha se kishte në plan të qëndronte si kryeministër derisa partia të zgjidhte pasardhësin e tij.

Lexo Edhe:

Kjo deklaratë i jep fund një përplasjeje të jashtëzakonshme midis Johnson dhe ministrave të kabinetit, përfshirë kancelarin e tij të ri, Nadhim Zahaëi, të cilët po i kërkonin atij të jepte dorëheqjen në mes të një revolte dhe zemërimi për aferën Chris Pincher dhe skandale të tjera, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Siç u raportua, Johnson pritet të vazhdojë postin e kryeministrin deri në vjeshtë.