Bordi i emëruar nga Kurti suspendon kryeshefin e Infrakos-it Agron Thaçi? - Gazeta Express
string(71) "bordi-i-emeruar-nga-kurti-shkarkon-kryeshefin-e-infrakosit-agron-thacin"

Bordi i emëruar nga Kurti suspendon kryeshefin e Infrakos-it Agron Thaçi?

Gazeta Express

08/04/2020 13:21

Në media është duke u raportuar se bordi i ri i ndërmarrjes Infrakos ka marrë vendim për suspendimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Agron Thaçi, raporton Gazeta Express.

“Bordi ka marrë vendim që ta suspendojë kryeshefin e Infrakos-it, Agron Thaçi”, ka raportuar Blic.

Lexo Edhe:

Express ka provuar ta kontaktojë për këtë temë vetë Thaçin dhe në ndërmarrjen Infrakos, megjithatë, nuk kanë qenë të qasshëm përmes telefonit.

Pak ditë më parë Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Në krye të bordit është emëruar Enis Berisha, derisa si drejtor, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Abdullah Lala.

Qeveria në krye me Albin Kurtin me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, kishte marrë vendim për shkarkimin e Brodit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.

Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkojë këtë bord pasi që bordi ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit Agron Thaçi, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës”, që ka të bëjë me dëmtimin e pronës.

“Njësia për politika dhe monitorim për ndërmarrje publike ka thënë se ka rënë validiteti i kësaj ndërmarrjeje kohëve të fundit”, tha Hajdari.

Gjatë ditës së djeshme janë shkarkuar edhe drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. /Express/