Boçvarski: Interes i lartë për fotovoltaik - Gazeta Express
string(41) "bocvarski-interes-i-larte-per-fotovoltaik"

Ballina

Gazeta Express

09/12/2022 13:54

Boçvarski: Interes i lartë për fotovoltaik

Ballina

Gazeta Express

09/12/2022 13:54

Personat e interesuar juridikë apo fizikë mund të instalojnë pa leje  termocentrale fotovoltaike në shtëpit e tyre. Ministri i Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se tani më këtë mund ta bëjnë vetëm me një njoftim të thjesht të komunat të cilëve edhe ju përkasin.  

Interesi i qytetarëve për instalimin e termocentralëve fotovoltaikëve në vend është gjithnjë e në rritje, kështu njoftoi ministri  i transportit dhe Lidhjes Bllagoj Boçvarski sipas tij, ky interes i shtuar vjen si rrjedhoj e procedurave të theshtëzuara ligjore.

Lexo Edhe:

“Kjo është koha kur të gjithë duhet të mendojmë për energji më të lirë në mënyrë që të kursejmë në buxhetet tona të brendshme. Këto procedura të thjeshtuara tashmë u mundësojnë qytetarëve dhe personave juridikë që të mund të instalojnë impiante fotoelektrike në çati pa leje. Kjo është një procedurë e thjeshtuar që përmban vetëm disa hapa, përkatësisht: Përgatitja e një projekti bazë me dy faza, me arkitekturë dhe energji elektrike dhe vetëm një njoftim për komunën përmes të cilit qytetari njofton komunën se po i afrohet instalimit të një objekt energjetik në çatinë e tij. Në këtë mënyrë jemi të vendosur të ndihmojmë sistemin energjetik të vendit, por edhe të ndihmojmë veten dhe të kontribuojmë në pagesën e faturave më të vogla të energjisë elektrike”, tha ministri Blagoj Boçvarski.

Këto komente  Boçvarski i bëri  nga Berova ku prezantoi procedurat e thjeshtëzuara për instalimin e termocentraleve fotovoltaike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për ndërtim edhe atë  deri në 6 kilovat për persona  fizik dhe 40 kilovat për persona juridikë.