Bislimi flet për planin e përditësuar franko-gjerman: Në 10 iu dorëzua Kurtit - Gazeta Express
string(76) "bislimi-flet-per-planin-e-perditesuar-franko-gjerman-ne-10-iu-dorezua-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 14:27

Bislimi flet për planin e përditësuar franko-gjerman: Në 10 iu dorëzua Kurtit

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 14:27

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ora 10:00 i është dorëzuar propozimi i përditësuar franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e pohoi këtë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ku tha se ka dakordim që përmbajtja e tekstit të mbetet konfidenciale. Kjo, tha ai, është kërkesë eksplicite e ndërkombëtarëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Dialogun për normalizim duhet ta shohim në kontestin e ri politik pas luftës në Ukrainë. Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz, dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiq, ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”, tha Bislimi.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak tha se do të nisin diskutimet për planin franko-gjerman, ndërsa parlajmëroi brenda javësh një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi.