Ekskluzive: Lajçak me propozim të përditësuar “franko-gjerman’, kërkon shtyrje të zgjedhjeve në Veri - Gazeta Express
string(95) "ekskluzivelajcak-me-propozim-te-perditesuar-franko-gjerman-kerkon-shtyrje-te-zgjedhjeve-ne-veri"

Ballina

Gazeta Express

06/12/2022 11:37

Ekskluzive: Lajçak me propozim të përditësuar “franko-gjerman’, kërkon shtyrje të zgjedhjeve në Veri

Ballina

Gazeta Express

06/12/2022 11:37

Emisari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ardhur në rajon, fillimisht në Beograd e pastaj në Prishtinë, me një propozim të përditësuar të planit ‘franko- gjerman”, në të cilin me gjasë janë inkorporuar komentet që kanë dërguar palët, merr vesh Gazeta Express.

Po ashtu, sipas burimeve, sllovaku ka ardhur me kërkesën që të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të caktuara për datën 18 dhjetor që u shpallën për shkak se zyrtarët e Listës Srpska braktisën institucionet komunale dhe ato qendrore për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti.

Lexo Edhe:

Siç merr vesh Gazeta Express, Lajçak ka sjellë në Kosovë kërkesën që të shtyhen zgjedhjet komunale në Veri që të mund të bindet Lista Srpska të marrë pjesë në to.

Lajçak dje ka qëndruar në Beograd ku ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit me të ka konfirmuar se kthimi i serbëve në institucione ka qenë temë e diskutimit.

“Në Beograd diskutova rrugën përpara të normalizimit të marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut m Presidentin Vuçiq. Po ashtu, kemi folur për çështjet aktuale, përfshirë kthikmin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe çështjen e personave të zhdukur”.

Lajçak pas takimit me Kryeministrin Kurti në Prishtinë ka shkruar në mënyrë të përgjithësuar, duke thënë se është disktuar situata në Veri dhe energjetika.