Bideni emëron ish-sekretarin John Kerry si të dërguar të ShBA-së për klimën - Gazeta Express
string(75) "bideni-emeron-ish-sekretarin-john-kerry-si-te-derguar-te-shba-se-per-klimen"

Bideni emëron ish-sekretarin John Kerry si të dërguar të ShBA-së për klimën

Gazeta Express

24/11/2020 8:43

Ish-sekretari i Shtetit, John Kerry, do të shërbejë si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për klimën kur presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë.

Kerry ishte një ndër disa figurat që u emëruan në pozita të larta nga ekipi i Bidenit për tranzicion të hënën, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Caktimi i zyrtarëve të lartë erdhi pasi presidenti i deritashëm, Donald Trump, e pranoi humbjen dhe tha se procesi i tranzicionit duhet të fillojë.

Pritet që Bideni të zgjidhet president me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, kur ky organ të mblidhet më 14 dhjetor për ta caktuar zyrtarisht shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një deklarate të publikuar të hënën pas emërimit të stafit, Bideni tha: “Më nevojitet një ekip që është i gatshëm nga dita e parë për të më ndihmuar që t’ia kthejmë Amerikës ulësen në krye të vendit, për të ecur rreth botës për t’u përballur me sfidat më të mëdha që kemi dhe për t’i avancuar vlerat tona, mirëqenien tonë dhe sigurinë tonë.”

Sidoqoftë, për disa nga të emëruarit nevojitet konfirmimi nga Senati, ku sigurimi i votave nuk do të jetë i lehtë për shkak se Partia Republikane ka marrë më shumë ulëse se Partia Demokratike.

Joe Biden pritet që ta fillojë zyrtarisht detyrën si president i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit të ardhshëm.