Beteja për Cancelon vazhdon, Barça i kundërpërgjigjet ofertës së Interit - Gazeta Express
string(71) "beteja-per-cancelon-vazhdon-barca-i-kunderpergjigjet-ofertes-se-interit"

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 18:20

Beteja për Cancelon vazhdon, Barça i kundërpërgjigjet ofertës së Interit

Futboll

Gazeta Express

05/01/2026 18:20

Beteja për Joao Cancelon ka nisur, pasi pas arritjes së një marrëveshjeje verbale mes Interit dhe Al-Hilal, tani raportohet se Barcelona ka paraqitur ofertën e saj të parë.

Mbrojtësi i krahut është praktikisht i ngrirë në Ligën Profesionale Saudite dhe është i etur të rikthehet në futbollin evropian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Paga e tij shumë e lartë përbën problem, ndaj “Sky Sport Italia” raportoi se Interi kishte arritur një marrëveshje verbale për ta transferuar, duke përfshirë në këmbim ose Stefan de Vrij ose Francesco Acerbi.

Megjithatë, ishte e qartë se Cancelo do të preferonte shumë më tepër t’i bashkohej Barcelonës dhe do ta shtynte pranimin e çdo oferte derisa katalanasit të bënin lëvizjen e tyre.

Tani, sipas Fabrizio Romanos, Barcelona e ka ndërmarrë këtë hap duke paraqitur ofertën e saj të parë zyrtare ndaj Al-Hilal, e cila do të ishte në formë huazimi, me mbulimin vetëm të një pjese të pagës së lojtarit.

31-vjeçari shihet nga Interi si një zëvendësim i përkohshëm për Denzel Dumfries, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni për stabilizimin e kyçit të këmbës.

Ky do të ishte një rikthim për Cancelon te secili prej klubeve, pasi reprezentuesi portugez ka veshur fanellën e Interit në sezonin 2017–18 dhe atë të Barcelonës në 2023–24.

Manchester City e shiti atë te Al-Hilal në verën e vitit 2024 për 25 milionë euro./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement