Begolli: Mos-zëvendësimi i futbollistëve të larguar ndikoi te Ballkani, trofeu i Superkupës do t’i japë shtysë Prishtinës - Gazeta Express
string(118) "begolli-mos-zevendesimi-i-futbollisteve-te-larguar-ndikoi-te-ballkani-trofeu-i-superkupes-do-ti-jape-shtyse-prishtines"

Sport

Gazeta Express

21/01/2024 22:56

Begolli: Mos-zëvendësimi i futbollistëve të larguar ndikoi te Ballkani, trofeu i Superkupës do t’i japë shtysë Prishtinës

Sport

Gazeta Express

21/01/2024 22:56

Prishtina mposhti Ballkanin në finalen e zhvilluar dje në Antalia të Turqisë, për të fituar për herë të 11-të trofeun e Superkupës së Kosovës.

Analisti i emisionit “Favorit” në T7, Granit Begolli, vlerësoi se Ballkani po has në vështirësi kur po përballet me skuadra që po aplikojnë mbrojtje të mirë, shkruan Gazeta Express.

Begolli theksoi gjithashtu se kampionëve të Kosovës po u mungojnë lojtarët si Meriton Korenica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.

“Nuk e kam parë Ballkanin favorit. Finalja u luajt në një terren neutral dhe skuadrat erdhën pas një faze përgatitore. E kam pritur që do të jetë ndeshje e fortë. Ballkani kur sulmon e ka shumë më të vështirë me e fitua ndeshjen, sepse skuadrat që po mbrohen po i shkaktojnë jashtëzakonisht shumë probleme Ballkanit edhe me kundërsulmet e tyre”, tha fillimisht ai.

“Ka ndikuar edhe largimi i disa futbollistëve, që kanë ditur të bëjnë diferencën. Nuk u zëvendësuan Rrahmani, Krasniqi e Korenica, që kanë qenë treshja më e mirë viteve të fundit. U befasova që nuk luajti nga fillimi futbollisti më i mirë i tyre, Lumbardh Dellova. Problematikat pak a shumë po dihen, pasi disa futbollistëve kryesorë në fund të sezonit u skadon kontrata dhe ata nuk kanë me qenë të fokusuar 100% te Ballkani, kur dimë se çfarë oferta mund të marrin. Shpresoj që Ballkani të zgjidh këtë situatë sepse do të jetë shumë problem. Drita dhe Llapi janë afër dhe do të bëjnë çmos që ta ndalojnë Ballkanin që të shpallet kampion për herë të tretë”, shtoi trajneri kosovar.

“Prishtina i ka vuajtur mungesat e shumta që ka pasur në kampionat, pasi nuk ka mundur t’i shfrytëzojë ata. Më ka pëlqyer reagimi i klubit me trajnerin sepse po vërehet një ndryshim te Prishtina. Edhe trofeu do t’u japë shtysë në kampionat, që të këndellen dhe të dalin në Evropë sepse kanë mbetur pak prapa. Prishtina të mos luajë dy vite në Evropë është shumë. Me kthimin e disa futbollistëve shpresoj që Prishtina të gjej forcë dhe ta bëjë kampionatin sa më interesant”, deklaroi Begolli.

Emisioni “Favorit” transmetohet çdo të diel në T7 nga ora 22:00, si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në “YouTube”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement