Pas barazimit befasues me Katarin, Zvicra ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.
Zvicra triumfoi 4:1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, teksa të katër golat u shënuan në pjesën dytë, shkruan Gazeta Express.
Manzambi kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 74-të të ndeshjes.
Përballja u bë më e lehtë për ekipin e kapitenit Granit Xhaka, kur Muharemovic u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 80-të pas një ndërhyrje.
Katër minuta më vonë, Vargas shënoi për 2:0, kurse në minutën e 90-të Manzambi shënoi për 3:0.
Tre minuta më vonë Mahmic ngushtoi epërsinë e Zvicrës.
Kurse, në minutën e gjashtë shtesë, Granit Xhaka u tregua i saktë nga penalltia.
Me këtë fitore, Zvicra shkon në katër pikë në grupin B në vendin e parë, kurse Bosnja dhe Hercegovina mbetet me një pikë në vendin e tretë.