BE-ja mbledh ndihma nga vendet anëtare për t'i dërguar në Liban - Gazeta Express
string(62) "be-ja-mbledh-ndihma-nga-vendet-anetare-per-ti-derguar-ne-liban"

BE-ja mbledh ndihma nga vendet anëtare për t’i dërguar në Liban

Gazeta Express

05/08/2020 15:47

Bashkimi Evropian e ka aktivizuar sistemin e mbrojtjes civile për të mbledhur punëtorë të ekipeve emergjente dhe pajisje të nevojshme nga 27 vendet anëtare për t’i ndihmuar Bejrutit të Libanit.

Komisioni Evropian tha se plani është që urgjentisht të mblidhen 100 zjarrfikës me automjete, qen nuhatës dhe pajisje për gjetjen e njerëzve të ngujuar nën rrënoja në zonat urbane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjermania, Franca, Polonia, Holanda, Republika Çeke dhe Greqia janë duke marrë pjesë në sigurimin e këtyre mjeteve dhe stafit ndihmës, ndërsa pritet që aksionit t’i bashkohen edhe vendet e tjera.

Sistemi satelitor i hartave i Bashkimit Evropian do të përdoret për t’i ndihmuar autoritetet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha se BE-ja e ndan me libanezët shokun dhe pikëllimin dhe qëndron e gatshme për të ofruar ndihmë shtesë.

Më herët gjatë ditës, Gazeta Express ka raportuar se gatishmëri për ndihma për Libanin kanë shprehur edhe Britania, Turqia dhe Irani.