Bayern Munich e do për trajner Zinedine Zidanen - Gazeta Express
string(47) "bayern-munich-e-do-per-trajner-zinedine-zidanen"

Bayern Munich e do për trajner Zinedine Zidanen

Futboll

Gazeta Express

16/04/2024 15:19

Thomas Tuchel ka njoftuar se do të largohet gjatë verës të këtij viti nga posti i trajnerit te Bayern Munich.

Bayerni me Tuchelin këtë edicion nuk ka pasur paraqitje të mira. Skuadra u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, humbi titullin e kampionit, ndërsa në garë është vetëm në Champions League, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të mërkurën do të përballen në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Arsenalit në stadiumin “Allianz Arena”, nga ora 21:00. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:2.

Tashmë, bavarezët janë në kërkim të një trajneri të ri për edicionin e ardhshëm, i cili do t’i konkurroj për të gjitha trofet.

Sipas “Marcas”, Bayerni është i interesuar për trajnerin Zinedine Zidane.

Francezi u largua nga Real Madridi në qershor të vitit 2021, dhe që atëherë nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër.

Për 51-vjeçarin më herët kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Juventusi dhe Paris Saint-Germani./Gazeta Express