Baton Haxhiu: LDK'ja do ta formojë qeverinë e re në 10-ditëshin e parë të prillit - Gazeta Express
string(79) "baton-haxhiu-ldkja-do-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-10-diteshin-e-pare-te-prillit"

Gazeta Express

28/03/2020 22:47

Baton Haxhiu: LDK’ja do ta formojë qeverinë e re në 10-ditëshin e parë të prillit

Gazeta Express

28/03/2020 22:47

Gazetari dhe analisti kosovar, Baton Haxhiu, parashikon se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, që u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë, do të jetë në detyrë vetëm edhe pak ditë.

Lexo Edhe:

Haxhiu parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”, ka thënë Haxhiu për TV Klan.

“LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka llogaritur Haxhiu.

Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”. /Express/

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 28 mars 2020, ora 19:30