Batatina i kundërpërgjigjet me Mercedes Ferrarit të Munishit - Gazeta Express
string(60) "batatina-i-kunderpergjigjet-me-mercedes-ferrarit-te-munishit"

Batatina i kundërpërgjigjet me Mercedes Ferrarit të Munishit

Gazeta Express

23/10/2020 12:06

Edhe pse Llapi ende nuk ka shënuar fitore në kampionatin e ri, duke mbetur i fundit në renditjen tabelore me katër humbje dhe vetëm dy barazime, trajneri Tahir Batatina vazhdon t’u besojë futbollistëve të tij.

Skuadra nga Podujeva e kishte nisur kampionatin e ri me ambicie për trofe. Por, tani e sheh veten në vendin e fundit të tabelës me 17 pikë më pak sesa kryesuesi, Ballkani. Ekipi i Ismet Munishit po shkëlqen gjë që e kishte shtyrë këtë trajner t’ia japë një vlerësim interesant ekipit të tij.

Lexo Edhe:

“Ballkani është Ferrari, ekipet tjera janë si traktorë. Është njëjte si me dal me traktor në autostradë”, kishte thënë Munishi.

Por, duke folur për Gazetën Express Batatina i është kundërpërgjigj kësaj deklarate të Munishit, duke bërë me dije se Llapi ende synon majat e Superligës së Kosovës. “Ne nuk kemi Ferrari, por kemi Mercedesa që e shëtitim botën ngadalë, por sigurt. Pak vonohemi, por në cak do të arrijmë kysmet”, deklaroi Batatina për Gazetën Express.

Ekipi llapjan nuk e ka filluar mbarë këtë sezon, pasi në gjashtë ndeshje i ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke i pësuar katër humbje dhe duke i nxjerr vetëm dy barazime.

Ndeshja e radhës për skuadrën e Llapit do të jetë në shtëpi, ku do ta pret ekipin e sapo inkuadruar në Superligë, Arbërinë, e cila është duke befasuar më rezultate të mira në këtë fillim të kampionatit. /GazetaExpress/ Altin Berisha/